Categories Lajme

Policia e Tiranës kap në flagrancë ‘bixhozxhinjtë’ e rrugës Aleksandri i Maqedonisë

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Y., 30 vjeç, pasi në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë” kishte përshtatur një ambient në pronësi të tij, për ushtrimin e lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri me çipsa dhe letra bixhozi. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– B. Sh., 22 vjeç pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi; – M. F., 58 vjeç; D. A., 41 vjeç dhe F. M., 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të de hur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME