Categories Lajme

Policia e Vlorës gjobit këto lokale të hapura në zbatim të masave nga Qeveria Shqiptare (Video)

Policia e Vlorës/ Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria Shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19 nga ana e Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Vlorë, gjatë kontrollit të qytetit për zbatimin e Telegramit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shtetit me Nr. 1952 Prot. datë 10.03.2020 për “Mos lejimin e grumbullimeve në ambjentet e hapura dhe të mbyllura” si dhe aktit normativ Nr. 3 datë 15.03.2020, gjatë ditës së djeshme janë konstatuar lokale të hapura si më poshtë:

  • Lokali nën administrimin e shtetasit E.F., 54 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “1 Maji” Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.
  • Lokali nën administrimin e shtetasit R.S., 56 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.
  • Lokali nën administrimin e shtetasit J.S., 33 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.

Për të tre këta shtetas u përpiluan Proces–verbalet mbi kundravajtjen administrative, për shkelje të pikës 7, neni 3, të Aktit Normativ Nr.3, datë 15.03.2020.

Njëkohësisht u përpilua Proces–verbal mbi kundravajtjen administrative, për shkelje të pikës 17, neni 3, të Aktit Normativ Nr.3, datë 15.03.2020, të ndryshuar, pasi shtetasi G.K., 38 vjeç, nuk ka zbatuar urdhërin e dhëne nga organet kopetente për ndalimin e lëvizjes për këmbësorët sipas orarit të përcaktuar, ku masa administrative kundrejt tij është 10 000 lekë. Policia iu bën thirrje qytetarëve t’ju binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet për të mirën e përbashkët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reshje shiu dhe vranësira, përkeqësohet moti në vend, si parashikohet të jetë dita sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat qarkullimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME