Lajme

Policia gjatë natës në Tiranë, për 4 orë heq 9 patenta dhe vë 12 gjoba

Nga videoja e aksionit te policies Policia Rrugore e Tiranës gjatë 4 orëve të fundit ka ushtruar kontrolle në aksin Sauk-TEG ku ka ndëshkuar shoferët për një sërë shkeljesh. Për katër orë janë pezulluar 9 patenta për shpejtësi tej normave, që varionte deri në 162 km/h si dhe janë vënë 12 gjoba.

Njoftimi i policisë: Vijojnë kontrollet parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me rrisk, për shkak të shpejtësisë dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve. 152 km/h – 162 km/h në aksin Sauk – Teg, prej orës 20:00 deri në 24:00, kur fluksi i mjeteve në lëvizje  është pothuaj i plotë Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar.

Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë, në 4 orë, janë konstatuar dhe pezulluar 9 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara,  si dhe janë marrë 12 masa administrative për shpjetësi por pa masë plotësuese atë të tërheqjes së patentës

Shpejtësi që varionte deri në 162 km/h, rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës. Rruga është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj.  Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bëni statistike rrugore. Familja ka nevoje për ju, patenta ju duhet, ajo është mjet jetik, mos ja dorëzoni policit por shfrytëzojeni për të mirën e vetes dhe familjes dhe këtë e arrini vetëm me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close