
Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një zonje të moshuar, e cila është gjetur e vetme në zonën e Shkozës. Ajo është shoqëruar nga Shërbimet e Komisariatit nr.1 dhe nuk mban mend as shtëpinë.
Gruaja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe gjithashtu nuk mund të identifikohet sepse nuk thotë emrin e saj. Qytetarëve u kërkohet që të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 nëse kanë informacion.
“Më datë 11.04.2023, është konstatuar në Shkozë, e vetme, një shtetase e moshuar e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk mund të identifikohet.
Ajo nuk e mban mend banesën ku jeton dhe aktualisht është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e saj të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”-tha policia.