Lajme

Policia godet një rast lojëra fati të paligjshme

Vihen në prangat e policisë 3 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë dhe shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë bënë arrestimin në flagrancë të shtetesave I.B., 21 vjeç dhe Xh.P., 27 vjeç , banues në Delvinë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi S.H., 47 vjeç banues në Vlorë. Shërbimet e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Sinan Ballaci” në lokalin në pronësi të shtetasit S.H., dhe të punësuar I.B., dhe Xh.P., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 kompjutera dhe 3 televizora, të cilët dyshohet se përdoreshin për lojra fati.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dy shtetas të huaj nga Bangladeshi, A.H.,29 vjeç, dhe U.K.,37 vjeç., banues në Daka, Bangladesh Si dhe shtetasin shqiptar S.K.,37 vjeç, banues në Kuçovë, pasi është kthyer deporativ nga Italia, i cili kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.  Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Q.K..63 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje te dehur. Materialet kaluan në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: