Lajme

Policia greke shkatërron grupin kriminal të trafikut të drogës. Arrestohen dy shqiptarë, kapet kanabis me vlerë 820 mijë euro

Dy shtetas shqiptarë u arrestuan nga autoritetet greke në Aigaleo, si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës.

Nga operacioni i Policisë greke, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 122 kg marijuanë, 17 kg kokainë dhe materiale të tjera për përpunimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, u sekuestrua dhe një armë zjarri pistoletë, 2 krehëra, 179 fishekë luftarakë, 3 celularë dhe 2 automjete. Droga u gjet në një banesë dhe brenda një depoje në pronësi të shqiptarëve.

Mediat greke raportojnë se lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe kapte vlerën e 820 mijë eurove. Një nga shqiptarët e arrestuar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është prangosur edhe më parë për trafik droge.

Ai e mbante lëndën narkotike në një lokal dhe shpeshherë e transferonte në banesën ku iu gjet. I arrestuari tjetër është kushëriri i 45-vjeçarit, i cili rezulton pa precedent të mëparshëm penal. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të aktivitetit të dy shqiptarëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close