Categories Lajme

Policia i bën apel qytetarëve për denoncime, ja telefonatat që shpëtojnë jetë

“Telefonatat në numrin 112 që shpëtojnë jetë”! Përditë e më shumë po vijojnë denoncimet e qytetarëve për problematika të ndryshme, ku ndërmjet tyre një numër i konsiderueshëm i dedikohen shkeljeve të qarkullimit rrugor. Qytetarët që duan rregull dhe siguri, nuk ngurojnë të japin kontributin e tyre, sa herë konstatojnë paligjshmëri dhe shkelje që cenojnë sigurinë publike dhe atë rrugore, duke telefonuar menjëherë në numrin e emergjencave 112 ose në Komisariatin Dixhital.

Nga informacionet e ardhura nga qytetarët, nga një numër jo i vogël i telefonatave në numrin 112, janë adresuar denoncime që kanë të bëjnë me sigurinë e jetës në rrugë. Nëse nuk do të reagohej në kohë nga strukturat e kontrollit të territorit, do të kishte pasoja të rënda për jetën.

1-Telefonatë e adresuar nga qytetarët në numrin 112: “Drejtuesi i një automjeti tip “Pegueot” po bën manovra të rrezikshme, mund të jete në gjendje të dehur. Drejtuesi u konstatua nga patrulla e Policisë Rrugore, në Unazë të Re, nuk pranoi të kryente testin e alkoolit dhe u shoqërua në komisariat. Pas shoqërimit në komisariat, drejtuesi i mjetit rezultoi në gjendje të dehur. Pas disa minutash, një drejtues mjeti taksi njoftoi patrullën se i njëjti automjeti i kishte aksidentuar me dashje mjetin e tij dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”.

2-Telefonatë e adresuar te 112: “Drejtuesi i një automjeti është nën ndikimin e al koolit, po lëviz nga Brryli në drejtim të Rrugës së Elbasanit.

Shërbimet e Policisë konstatuan mjetin dhe ndaluan drejtuesin, i cili rezultoi ne gjendje të dehur në masën 0.87 mg/l testi i parë dhe 0.96 mg/l testi i dytë. Gjithashtu, nga verifikimi, drejtuesi i mjetit rezultoi dhe me leje drejtimi të pezulluar deri më datë 20.02.2022”.

3-Telefonatë e adresuar te 112: “Automjeti tip “Ford” me targa të Zvicrës, që drejtohet nga një femër shkeli semaforin tek ura e Tajvanit. Pasi u lokalizua dhe u ndalua, u konstatua se drejtuesja e mjetit nuk kishte vendosur rripin e sigurisë dhe kishte mangësi në dokumentacionin e mjetit. Drejtuesja e mjetit u shoqërua për verifikime të tjera, nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

4-Telefonatë e adresuar te 112: “Në Unazën e Madhe janë disa mjete luksoze që kanë bllokuar të gjithë rrugën dhe po bëjnë videoklip. Me marrjen e njoftimit, menjëherë u nis patrulla e Policisë Rrugore, e cila konstatoi se ishin 5 automjete të ndryshme që po xhironim videoklip dhe kishin penguar lëvizjen e mjeteve të transportit rrugor gjatë xhirimeve në rruge.

Në këto kushte u bë kapja në flagrancë e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, si dhe shoqërimi i tyre, bashkë me automjetet, në ambientet e komisariatit, për veprime të tjera hetimore e procedurale”.

5-Telefonatë e adresuar te 112: “Në rrugën Velipojë-Shkodër, një autoveturë tip “Ford” po kryen parakalime të rrezikshme. Shërbimet e Policisë Rrugore bënë të mundur ndalimin e mjetit tek vendi i quajtur “Harku i Berdices”. Pas testimit për al kool, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. V., rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.56 mg/l testi i parë dhe 1.62 mg/l testi i dytë.

6-Telefonatë e adresuar te 112: “Drejtuesi i automjetit tip “Toyota” po bën manovra të çuditshme në rrugën “Mine Peza”, duket nën efektin e alkoolit.

Automjeti u ndalua pranë sheshit “Karl Topia” dhe nga verifikimi me alkooltestues, drejtuesi i automjetit rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.07 testi i parë dhe 0.80 mg/l testi i dytë.   #telefono 112 #shpëto jetë!”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME