Lajme

Policia kontrolle me dronë, 15 drejtues mjetesh të arrestuar në 48 orë, 2531 gjoba

Nga kontrollet e bëra nga policia rrugore në 48 orët e fundit njoftohet se janë vënë në pranga 15 drejtues mjetesh dhe motomjetesh që kanë shkelur rregullat e qarkullimit. Prej tyre, nëntë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje dhe gjashtë për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Kontrolle intensive nga Policia Rrugore në të gjitha rrugët e vendit, duke përdorur radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Njoftohet se si rezultat i kontrolleve, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues mjetesh që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 132 leje drejtimi, nga të cilat 69 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 22 për qarkullim në sens të kundërt. Kurse me gjobë janë ndëshkuar në të gjithë vendin 2531 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Ndërsa, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve kanë godtitur një rast të mitdhënies. Një drejtues me iniciale F.K. është kapur duke drejtuar makinën pa e vendosur rripin e sigurimit, pa kryer kontroll teknik dhe pa siguracion dhe u ka ofruar punonjësve një kartëmonedhë 2000 lekë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljet e kryera.

Ndërkohë, shërbimet e Njësisë Operacionale për sigurinë e autostradës Milot-Morinë, kanë kapur në Skuraj, Kurbin, shtetasin I. N., duke transportuar me një automjet furgon, disa emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: