Lajme

Policia kontrolle në shkolla, nxënësi gjendet me thikë në çantën e shkollës

Policia e Sarandës ka mësyrë për kontroll në ambientet e një prej shkollave të mesme të qytetit, ku ka gjetur se një prej nxënësve mbante thikë me vete në çantën me libra.

Sipas bluve, nxënësi është shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me psikologun, drejtorin e shkollës dhe prindërit e tij.

Njoftimi nga Policia Sarandë

Në zbatim të masave për rritjen e sigurisë në shkolla, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt, për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të qetë dhe për parandalimin e konflikteve apo ngjarjeve kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore, bazuar në informacionet e grumbulluara për nxënës që mund të mbajnë armë të ftohta me vete, kanë ushtruar kontroll në një prej shkollave të mesme të qytetit të Sarandës.

Gjatë kontrollit të përbashkët të ushtruar në këtë shkollë, është gjetur një armë e ftohtë (thikë), të cilën një nxënës 17 vjeç e mbante në çantën e librave.

Nxënësi është shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me psikologun, drejtorin e shkollës dhe prindërit e tij.

Nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për procedimin e tij, në gjendje të lirë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close