Categories Lajme

Policia, monitorim zbatimit të masave antiCovid në afërsi të shkollave: Prindërit të respektojnë distancimin social

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike Drejtues Gjovalin Loka ka bërë thirrje për respektimin e masave anticovid nga prindërit në zonat në afërsi të shkollave.

Gjatë një deklarate për mediat, të hënën, Loka ka bërë të ditur se Policia e Shtetit, veç masave paraprake për ruajtjen e rendit dhe sigurisë do të fokusohet edhe tek monitorimi i zbatimit të masave antiCovid.

“Në të gjitha shkollat e vendit dhe përreth ambienteve të tyre do ketë prezencë të shtuar të Policisë së Rendit dhe të Policisë Kriminale, me qëllim vlerësimin, sqarimin në kohë, ndjekjen me përparësi të informacioneve për parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal në këto ambiente apo përreth tyre”,- tha Loka.

“Patrullat e Përgjithshme, ndihmës specialistët e policimit në komunitet, ndihmës specialistët e Policisë Kriminale dhe shërbimet e Policisë Rrugore do të jenë prezent në afërsi të institucioneve arsimore, sidomos në orarin e fillimit të mësimit apo gjatë ndërrimit të turneve në shkolla dhe deri në përfundim të procesit mësimor”,- tha Loka.

“Specialistët për krimet dhe ndihmës specialistët e policimit në komunitet (SPZ), sidomos funksioni që ka drejtimin e punës me të rinjtë, nxënësit dhe me shkollat, do të marrin pjesë në takimet që zhvillohen në shkolla, si në bordin e prindërve, senatin e nxënësve, duke diskutuar dhe trajtuar problemet apo shqetësimet që lidhen me sigurinë në këto institucione”,- vijoi Loka.

Ai tha se Policia e Shtetit siguron nxënësit dhe prindërit, Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe ato të shkollave, se do të jetë e gatshme në çdo kohë lidhur me vlerësimin dhe realizimin e masave të sigurisë në shkolla dhe të monitorimit të masave mbrojtëse kundër COVID-19.

“Prezenca e Policisë nëpër shkolla do jetë edhe për monitorimin e zbatimit të masave antiCovid 19, duke i këshilluar dhe marrë masat paraprake ndaj atyre që shkelin masat antiCovid. Prindërit kanë detyrimin ligjor të respektojnë distancimin social”,- tha Loka duke iu përgjigjur interesit të mediave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME