Categories Lajme

Policia ndëshkon 503 drejtues mjetesh

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar gjatë kësaj jave qindra drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme.

Policia njoftoi sot se, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, eliminimin e pengesave që krijojnë fluks në lëvizjen e automjeteve, si dhe ndjekjen e denoncimeve të qytetarëve nëpërmjet 112 e Komisariatit Dixhital, për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, ka organizuar punë me grupe të dedikuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit agresivë të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës.

Në këtë kuadër gjatë kësaj jave janë evidentuar, ndjekur, kapur e proceduar administrativisht 185 drejtues mjetesh që kryenin gara shpejtësie, manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë ndëshkuar me masë administrative për parkime mbi trotuar, mbi vija të bardha e parkime paralele, që pengonin lëvizjen, 124 drejtues automjetesh luksoze.

Gjithashtu, nga grupet e dedikuara të kontrollit, janë evidentuar dhe ndëshkuar 503 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 361 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit, 122 drejtues të motomjeteve për mosvendosje të kasës mbrojtëse, 290 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 3789 masa të tjera për shkelje të ndryshme.

Njëkohësisht janë arrestuar 23 drejtues mjetesh, nga këta 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke shkaktuar aksident dhe një shtetas për falsifikim të lejes së drejtimit.

Janë pezulluar 129 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve: 40 raste për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit; 70 raste për shpejtësi mbi normat e lejuara; 19 raste për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Gjithashtu janë bllokuar 16 mjete, nga të cilat, 6 mjete për moslikuidimin e gjobave; 10 mjete me targa të huaja dhe mjete luksi, të cilat janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, për verifikim nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon qytetarët për besimin dhe denoncimin e rasteve të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, pasi të gjitha rrugët monitorohen me radarë, kamera, grupe kontrolli e patrulla në lëvizje, që janë të pajisura me gjithë logjistikën e nevojshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME