Categories Lajme

Policia ndëshkon ‘pilotët’ e Shqipërisë/ 34 të kapur, 209 patenta të pezulluara dhe mijëra gjoba në dy ditë

Gjatë 72 orëve të fundit, Policia Rrugore ka arrestuar 34 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, ka pezulluar 209 patenta dhe ka vënë mbi 7 mijë gjoba në të gjithë vendin, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit Vijojnë në të gjitha rrugët e vendit, qendrat urbane dhe rurale kontrollet intensive nga Policia Rrugore, me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksi denteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve gjatë 72 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues mjetesh që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alk olit apo në gjendje të de hur. Janë arrestuar në flagrancë 34 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 19 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 15 për drejtim mjeti në gjendje të de hur.

Janë pezulluar 209 leje drejtimi, nga të cilat 136 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 65 për drejtim mjeti nën efektin e alk olit apo në gjendje të de hur dhe 8 për qarkullim në sens të kundërt. Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 7101 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës dhe për parkime të gabuara.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparatë fotografik. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME