Categories Lajme

Policia në Bypassin e Fierit, ndëshkon shoferët që ecin mbi 180 km/h (VIDEO)

Fundjava ka sjellë një fluks të shtuar drejt detit sidomos në Bypassin e Fierit. Policia ka shtuar kontrollet në këtë aks i cili është kthyer në problematik për shkak se dhjetëra drejtues shkelin limitin e shpejtësisë. U konstatua se kishte automjete të cilat vozisnin me shpejtësi nga 144 km/h deri në 186 km/h.

Për këtë arsye Policia ka gjobitur drejtuesit që kanë shkelur rregullat teksa paralajmëron të gjithë shoferët se në Shqipëri tashmë ka patrulla nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e Korçë.

NJOFTIMI NGA POLICIA Fier/Masa të shtuara gjatë fundjavës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Fierit, nisur edhe nga fluksi shumë i madh i automjeteve që lëvizin në drejtim të zonave bregdetare dhe anasjelltas, ka intensifikuar kontrollet përgjatë fundjavës duke monitoruar qarkullimin e automjeteve  me radarë, patrulla të lëvizshme, dronë e dragera me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Përgjatë 48 orëve të fundit, gjatë monitorimit me radar, kryesisht në Bypass-in e Fierit dhe aksin Lushnjë-Fier, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh dhe ndëshkuar me masë administrative nga 20.000 deri në 40.000 lekë të rinj dhe me pezullim të lejes së drejtimit nga 2 muaj deri në 12 muaj, pasi qarkullonin me shpejtësi nga 144 km/h deri në 186 km/h.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative nga 3.000 deri në 6.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues, 79 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi deri në 140 km/h, ku limiti i lejuar është 110 km/h.

Po gjatë 48 orëve të fundit si rezultat i monitorimit të qarkullimit duke përdorur dragera, dhe falë telefonatave të qytetarëve janë vënë në pranga 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur të cilët kryenin manovra të rrezikshme në rrugë dhe 2 për drejtim mjeti pa patentë. Gjithashtu janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit në masë që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.49 mg/l, 13 drejtues mjetesh.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve: Mos fluturoni  në rrugë për të arritur sa më parë detin, se në rastin më të mirë do arrini radarin dhe policin rrugor dhe në rastin më të keq aksidentin! Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep. Në çdo aks rrugor, nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e Korçë ka patrulla të Policisë Rrugore me .#Shpejtësisë AlkoolitNë#Radari DrageriDhePoliciTëShpëtojnëJetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME