Categories Lajme

Policia në Maqedoninë e Veriut gjen dhjetëra migrantë në një kamion

Policia në Maqedoninë e Veriut raporton se ka gjetur 36 migrantë në një kamion, të cilët besohet se kanë hyrë në këtë vend ilegalisht nga Greqia.

Shoferi i kamionit u arrestua.

Policia tha të mërkurën se oficerët e kanë ndaluar kamionin pranë qytetit të Strumicës.

Sipas saj, migrantët në kamion përfshinin shtetas sirianë, afganë, pakistanezë, irakianë dhe të Kamerunit.

Ata u dërguan në një qendër për ndalimin e migrantëve në Gjevgjeli, përpara se të dëbohen për në Greqi, thanë autoritetet.

Migrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut shpesh i shfrytëzojnë vendet e Ballkanit si rrugë tranzit për të arritur në vende të Bashkimit Evropian, raporton “Rel”.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë ditë më parë se, gjatë vitit 2019, autoritetet kanë parandaluar rreth 20,000 tentime apo kalime ilegale të kufirit – shifër kjo më e lartë se në vitin paraprak, kur janë parandaluar rreth 15,000 kalime të tilla ilegale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME