Categories Lajme

“Policia! Në Roskovec ‘full me mall’ efektivët shkojnë dhe postojnë video nga vendngjarja, ja çfarë gjetën

Një qytetar diten e djeshme  bëhet me dije policia, ka denoncuar dy herë se në një zonë të fshatit Suk të Roskovecit është mbjellë shumë d rogë e llojit k anabis s ativa.

Madje në videot e publikuara nga ai në rrjete sociale pretendohet se aty janë mbjellë b imë n arkotike. Mirëpo efektivët kanë shkuar në vendin ku pretendohet se janë mbjellë bimë n arkotike dhe e vetmja gjë që kanë gjetur kanë qenë prodhime bujqësore. Ata kanë bërë dy herë kontrollin e territorit dhe nuk kanë gjetur asgjë që mund të vlerësohej si k anabis s ativa.

Njoftimi i policies DVP Fier Sqarim/ Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku një qytetar pretendon se në fshatin Suk, Roskovec, janë mbjellë b imë n arkotike c annabis sativa, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin permanent të territorit në të gjithë qarkun Fier me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të b imëve n arkotike, falë edhe mbështetjes dhe d enoncimeve të adresuara nga qytetarët.

Shërbimet e Policisë kanë kryer jo njëherë por disa herë kontrolle në këtë zonë dhe rezulton se në këto toka të shfaqura në video, janë të kultivuara prodhime bujqësore.

Duke vlerësuar vidion e publikuar në rrjetet sociale, shërbimet e Policisë kanë bërë përsëri kontrollin e territorit në këtë zonë dhe rezulton se në këto toka janë të kultivuara prodhime bujqësore. Për sa i përket pretendimit të qytetarit se e ka denonuar dy herë këtë rast në Komisariatin Dixhital, sqarojmë se pasi janë bërë verifikimet nga shërbimet e Policisë për informacionin e dhënë, qytetarit i është kthyer përgjigje nga Komisariati Dixhital.

DVP Fier fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME