Lajme

Policia nis aksionin për fishekzjarret

Një ditë pasi Ministria e Brendshme përmes një deklarate për shtyp u bëri thirrje subjekteve tregtare të ndërpresin shitjen e lëndëve plasëse dhe piroteknike, Policia e Tiranës ka marrë një plan masash për kontrollin e dyqaneve dhe tregjeve që tregtojnë.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar në shkelje dy subjekte (dyqane) dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkeljen e konstatuar në ngarkim të pronarëve të këtyre subjekteve, shtetasve: – Xh. Rr., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Në dyqanin e tij në rrugën “Hamdi Pepo” ky shtetas mbante dhe tregtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

Në dyqanin e D. K., 44 vjeç, banues në Tiranë tij, në rrugën “Çamëria” ky shtetas mbante dhe tregtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale produkte piroteknike.

Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close