Lajme

Policia nis kërkimet me varkë e polumbarë për trupin e 13-vjeçares

Star Plus ka siguruar pamje nga operacioni i policisë, për gjetjen e trupit të 13-vjeçares që u mbyt pasditen e sotme në ujërat e lumit Buna.

Siç shihet dhe nga pamjet, uniformat blu po kërkojnë me varka dhe polumbarë përgjatë lumit, për të zbuluar ndonjë gjurmë të së miturës.

Kujtojmë se e reja, kishte shkuar së bashku me familjen në fshatin Oblikë, ku rrjedh dhe lumi Buna. Por për fat të keq, ajo ka mbetur e mbytur teksa po lahej në ujërat e rrjedhshëm.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: