Categories Lajme

Policia rrugore kap “pilotët” me 175 km/orë në Tiranë-Elbasan

Policia po vazhdon kontrollet ne rruget e vendit si mase per parandalimin e aksidenteve. Burimet zyrtare thane se patrullat e rrugores ne akset kombetare kane konstatuar serish “pilote” qe ecin me shpejtesi nga 158 km/orë 165 deri në 175 km/orë.

Deklarata: STOP drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të d ehur dhe shpejtësisë v ras tare të jetës në rrugë, respektoni rregullat e qarkullimit, për të mbrojtur jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia Rrugore në të gjithë vendin, vijon kontrollet e pandërprera në të gjitha akset rrugore, nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve te Policia dhe falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë Rrugore të Tiranës, u bë e mundur konstatimi dhe parandalimi i ndonje ngjarjeje të mundshme rrugore me pasoja për jetën, ku pas disa telefonatave të qyetarëve të ardhura në sallën operative të DVP Tiranë, se një mjet luksoz në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, qarkullonte me shpejtësi të madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, kanë bërë të mundur b llokimin e automjetit dhe pas testimit të al koolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi J.V., 27 vjeç, drejtonte mjetin në g jëndje të d ehur në masën 0.81/mg/l, i cili u ar restua në flagrancë dhe u ndëshkua edhe me masë administrative me 30.000 lekë te reja si dhe ju pezullua leja e drejtimit për një periudhë 20 mujore.

Ndërkohë në rrugën interurbane Tiranë -Elbasan, janë evidentuar nga radari shpejtësi qe varionin nga 158 km/orë deri në 175 km/orë.

Ndërsa në rrugën intreurbane Fier – Vlorë, nga njësia Operacionale e Policisë Rrugore është konstatuar një drejtues mjeti që drejtonte mjetin me shpejtësi 136 km/orë dhe drejtonte mjetin me patentë të pezulluar për pije alkoolike dhe përdorte një patentë angleze të falsifikuar. Drejtuesit të mjetit tip “Ford Focus”, shtetasit K. S., 25 vjeç, banues në Tiranë, iu hoq patenta përfundimisht si dhe u procedua p enalisht për falsifikim të dokumentave.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjëndje të d ehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 66 leje drejtimi, nga të cilat 48 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 18 për drejtim mjeti nën efektin e a lkoolit apo në gjëndje të d ehur.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2356 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia Rrugore, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri. #MosUbejStatistike???? #RregullKujdesDurimDestinacion #NeJemiAtyPerSigurineTuaj????

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME