Lajme

Policia spanjolle kap 9.5 ton kokainë në kontejnerin me banane

Policia spanjolle arriti të kapë ngarkesën rekord të kokainës në kontejnerë me banane në portin jugor të Aleciras. Bëhet fjalë për një sasi të madhe me rreth 9.5 tonë kokainë, një ndër më të mëdhatë të bëra ndonjëherë.

Droga ishte nisur nga Ekuadori, trafikantët e drogës e kishin fshehur atë mes kutive me banane dhe destinacion final raportohet se ka qenë Evropa. Nuk ka të arrestuar, por hetimet mbeten të hapura, raportojnë mediat e huaja.

“Ky operacion ishte një goditje e paprecedentë për një nga organizatat kriminale më të rëndësishme në botë në shpërndarjen e kokainës, duke synuar rrjetet kryesore kriminale në Evropë”, thuhet në deklaratën e Policisë Spanjolle.

Siç shihet edhe nga fotografia, “bukët” e kokainës kanë të stampuara më shumë se 30 logo të ndryshme që përputhen, sipas zyrtarëve policor, me rrjetet e ndryshme kriminale evropiane që do të merrnin ngarkesën e drogës.

Megjithatë, autoritetet në Spanjë nuk kanë dhënë emra të personave apo organizatës që e kishte porositur këtë ngarkesë rekord me kokainë prej rreth 9.5 tonësh. Ajo është zbuluar dy ditë më parë, në 23 gusht në një kontejner frigoriferik.

Organizata kriminale në Ekuador që ka marrë përsipër ngarkesën, ka një rrjet të madh për të transportuar drogë në Spanjë, kryesisht në portet e Algeciras dhe Vigo në veriperëndim, përmes një kompanie ndërkombëtare të tregtisë së bananeve, e vendosur në portin kryesor të bananeve të Ekuadorit, Machala.

Sipas zyrtarëve spanjollë, ajo është në gjendje të dërgojë 40 kontejnerë në muaj në Evropë falë një rrjeti të gjerë tregtar dhe përdor gjithashtu portin veriperëndimor të Vigos.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close