Policia e Elbasanit ka filluar që të “lëvizë” për të trembur kriminelët. Shefi i rendit në drejtorinë e policisë së Elbasanit, Armand Muça ka postuar një video në rrjetet sociale nga stërvitja brenda ambienteve të stadiumit të qytetit.
Muça së bashku me disa kolegë të tjerë në drejtimin e një instruktori kryejnë disa ushtrime, mes tyre pompat, disa me një dorë, ndërsa të tjerët dëgjohen në video duke thënë “aha me një nuk e bëj dot unë”.
Gjithsesi pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët, shefin e rendit nuk e shqetëson kjo gjë, por ka një mesazh. “Nuk më shqetëson çfarë se çfarë mendojnë ata që s’më duan!
Por ata duhet të shqetësohen për atë që jam unë në të vërtetë (Shaka)” shkruan Muça në një postim në Facebook. Shumë ngjarje të rënda kriminale, mes të cilave ekzekutime mafioze që kanë ndodhur vitin e fundit në Elbasan janë ende të pazbardhura.