Lajme

Policia tha se e arrestoi se i kërkonte lidhje intime koleges, reagon gazetari: Ja e vërteta, i shkruajta në Whatsapp…

Pas lajmit se eshte ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” reagon gazetari i quajtur Sadik Sejdinaj, i cili sipas policise në mënyrë të përsëritur ka kercenuar me mesazhe në telefon një vajzë me inicialet A.T. Por ai e mohon kete gje.

E reja, në kushtet kur shqetesohej pafund nga 26-vjeçari, e ka denoncuar ate në polici. Ne deshmine e saj ajo ka thene se përndiqej vazhdimisht nga i riu te cilin e kishte koleg dhe ai i kerkonte një mundësi për t’u lidhur bashkë.

“Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T.”- njoftonte policia.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën shtetasin e shpallur në kërkim:

S.S, 26 vjeç, banues në Mallakastër.

Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T.

Shtetasi S.S iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

REAGIMI I DJALIT

‘Nuk jam arrestuar. U shoqerova ne polici per te sqaruar detajet e ketij lajmi qe nuk e di nga mbiu, por fatkeqesishte beri hatane. U ndjeva tmerresishte keq kur koleget e mi ne polici kishin shperndar nje deklarat per mediat se jam shoqeruar ende pa me bere asnje lloj verifikimi apo pa me pyetur : si qendron puna? Nuk e kam kercenuar, nuk e kam perndjekur thjesht kam komunikuar ne what’s up me kolegen time dhe shoqen tuaj Gjithashtu edhe kolegeve te mi ne televizione dhe port(h)aleve qe u nguten per te bere lajmin i pari, kush me foto e kush me emer e mbiemer.

Faleminderit te gjithve!

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button