Lajme

Policia zbardh vrasjen e Madrit Ulqinakut në Elbasan, arreston një 18-vjeçar. Në kërkim autori dhe bashkëpunëtori

Policia e Elbasanit ka zbardhur vrasjen e 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan, duke arrestuar një 18-vjeçar. Ky i fundit, me iniciale E.D., akuzohet si një prej personave të përfshirë në konflikt. Atij iu gjetën një thikë dhe një dorezë metalike.

Ndërsa në kërkim është shpallur autori i dyshuar që qëlloi me pistoletë Ulqinakun dhe një bashkëpunëtor tjetër.

Autori i dyshuar është 18-vjeçari me iniciale H.P., thotë policia, që është në kërkim së bashku me K.S. 33 vjeç.

Të tre këta persona u konfliktuan verbalisht me Madrit Ulqinakun dhe më pas i riu me iniciale H.P. qëlloi me armë 33-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas u larguan nga vendngjarja me makinë. Por veprimet hetimore të policisë bënë të mundur identifikimin e autorit dhe të dy bashkëpunëtorëve të tij, duke çuar në kapjen e njërit prej tyre. Hetimet vijojnë për arrestimin e dy të tjerëve të shpallur në kërkim. Motivi i krimit nuk bëhet ende i ditur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close