Categories Lajme

Policja zviceriane qëlloi me armë një qytetar të Kosovës, ja çfarë ndodhi më pas me të

Gjykata e lartë e Cyrihut ka shpallur fajtore një police për lëndim të rëndë trupor nga pakujdesia. Të shtënat e saj ishin joproporcionale. Policja kantonale është dënuar dje (e mërkurë) nga Gjykata e Lartë (Kantonale) e Cyrihut për plagosje të rëndë, të kryer nga pakujdesia, të një kosovari që po ndiqej për vjedhje.

Ishte një mbrëmje me shi dhe e zymtë e majit të vitit 2016. Një police kantonale në Ossingen të regjionit Zürcher Weinland kishte qëlluar tri herë përmes dritares së hapur të shoferit, mbi një burrë të ulur në makinën e tij.

Policja kishte vepruar kështu, me mendimin se ai ishte hajduti që ishte në kërkim, për çfarë e kishte njoftuar një banor i zonës. Siç doli më vonë, i qëlluari me armë kishte qenë me të vërtetë hajduti i kërkuar, një shtetas kosovar, i cili më pas është dëbuar në Kosovë.

Nga plumbat e polices ai ka pësuar lëndime të rënda në krahun e majtë dhe që atëherë dora e tij është pjesërisht e paralizuar, shkruan Tages Anzeiger. Në procesin gjyqësor para Gjykatës së Lartë të martën, gruaja, e cila vazhdon të punojë në policinë e Kantonit të Cyrihut, nuk ka dashur të bëjë asnjë deklaratë për incidentin. 36-vjeçarja është transferuar për të punuar në zyrë për dy vjet pas aktakuzës.

Ajo, në shtator të vitit 2020 ishte dënuar me një dënim të kushtëzuar me gjobë, nga Gjykata e Qarkut e Andelfingenit. Dënimi i ishte shqiptuar për dëmtim të rëndë trupor nga pakujdesia. Pas kësaj, si Prokuroria Publike ashtu edhe mbrojtja e kishin çuar vendimin në gjykatën më të lartë.

“E akuzuara ka reaguar gabimisht” është shprehur prokurori gjatë procesit. “Ajo ka qëlluar edhe pse nuk është sulmuar dhe as kërcënuar”. Gjithashtu, në momentin e kontrollit ajo nuk ka qenë në dijeni se bëhet fjalë për një hajdut.

Policja është dashur të kishte urdhëruar të dyshuarin të qëndronte në makinë ndërsa vetë të priste përforcimet. Prokurori ka kërkuar dënim të pjesshëm me tre vjet burg për tentimvrasje me dashje, nga të cilat polici duhej të vuante një vit burg efektiv.

Avokati i v iktimës së q ëlluar donte që klienti i tij të merrte 70,000 franga dëmshpërblim për çfarë kantoni i Cyrihut duhet të jetë përgjegjës. Kosovari tani 41 vjeçar, montues dritaresh, nuk mund të përkulet dhe të drejtojë më krahun e majtë. “Ai u qëllua për tu gjymtuar”, tha përfaqësuesi i tij ligjor.

Ndërsa avokati i polices ka kërkuar lirimin e saj të plotë. Klientja e tij ka takuar hajdutin e dyshuar në afërsi të vendit të krimit dhe “ajo e dinte saktësisht se ishte hajduti që po kërkonin”.

Sipas tij, i kërkuari ishte një hajdut famëkeq, të cilin e priste arrestimi dhe për këtë arsye donte të ikte. “Policja u ndje e kërcënuar për jetën”, thotë avokati. Ajo qëlloi në krahun e tij nga një distancë e afërt dhe “asnjëherë, kurrë” nuk kishte ndërmend ta vriste.

Ashtu si kurse gjykata më e ulët (e Qarkut) edhe Gjykata e Lartë zgjodhi një kurs të mesëm dhe e liroi policen nga akuza për tentimvrasje me dashje, por e dënoi për dëmtim të rëndë trupor nga pakujdesia.

“Nuk kishte asnjë arsye për të përdorur armën”, tha kryetari i trupit gjyqësor. Shoferi (kosovari) është sjellë në mënyrë kooperuese. “Ju e keni vlerësuar gabim situatën”, tha gjyqtari.

Megjithatë, gjykata e besoi se ajo ishte ndier e kërcënuar. Fakti që policja është dënuar me gjobë me kusht prej 360 mëditjesh nga 80 franga – dhe jo me burgim – lidhet po ashtu edhe me kohën prej 5 vitesh e gjysmë sa ka zgjatur procedimi, tha kryetari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME