Lajme

Politikanët grekë bëjnë paradë në shtëpinë e Kacifas veshur në të zeza

Eurodeputetja greke Eleni Theocharous është rikthyer për të dytën herë radhazi ditën e sotme në banesën e ekstremistrit grek të vrarë në Bularat, pasi qëlloi mbi forcat RENEA, Konstandinos Kaçifas.

Eurodeputetja ishte veshur me të zeza dhe me një tufë lule në dorë ka zhvilluar një bisedë më të ëmën e Kaçifas, Vasilinë.

Gjatë bisedës, videoja e të cilës është publikuar në mediat greke, nëna i ka thënë eurodeputetes:

“Dua të më kthejnë djalin. Të ma sjellin sa më shpejt. Pse e mbajnë atje? E justifikoj tim bir. E justifikoj tim bir. Çfarë bëri ai? Vendosi 5 flamuj grekë në fshat. E donte vendin e tij, fshatin e tij. Të jetojmë me frikë për jetën tani?”

Nga ana e saj eurodeputetja është shprehur:

“Unë nuk e di se çfarë po kërkojnë. Ta varrosin në burg? Regjimi i terrorit dhe kërcënimit, apo edhe mohimi i dinjitetit nuk na lejon që ne të qëndrojmë të heshtur për këtë ngjarje”

Konstandin Kacifas u vra në një përpjekje me armë kundër policisë dhe forcave RENEA. Kryeministri Rama e quajti një të fandaksur, ndërsa politikanët grekë po përpiqen të fitojnë pikë duke parë se ekstremistët në anën tjetër të kufirit e kanë shpallur një hero.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close