Lajme

Pompa me fustan të ngushtë dhe taka, çfarë ndodhi në intervistën e parë të Aulonës dhe bashkëshortit

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Aulona Musta dhe bashkëshorti i saj Tomi, në intervistën e tyre të parë në një studio televizive. I pyetur nga Bieta, Tomi tregoi njohjen e tyre në një klub në Tiranë 11 vite më parë, duke shtuar se me kalimin e kohës janë zbehur keqkuptimet dhe xhelozitë mes tyre. Thënë këtë, ai komentoi edhe kopertinën e guximshme dhe të shumëpërfolur të Aulonës.

“Unë nuk e shoh zhveshjen të lidhur me moralin”, u shpreh Tomi. Çifti ndër të tjera zbuloi se kanë plane për të zgjeruar familjen me një tjetër fëmijë, ndërkohë që intervista u mbyll me sfidën “sa e njohim njëri-tjetrin”. Për çdo përgjigje jo të njëjtë, Aulona dhe Tomi “dënuan” njëri-tjetrin me ushtrime fizike, nga “squats” e deri te pompat e Aulonës me fustan të ngushtë e taka.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close