Categories Lajme

Porositësit e ekzekutimit të Artan Cukut? Kush janë dy shqiptarët që u arrestuan në Greqi, sherri rreth 7 muaj më parë që i çoi në pranga

Policia greke ka arrestuar dy persona, që ishin në kërkim për vrasjen e një oficeri policie në prill të 2017-ës. Kjo periudhë përkon me vrasjen e komisarit Artan Cukut.

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe shqiptarë të tjerë që janë akuzuar për grabitje dhe sulme të përgjakshme në Greqi. Grupi i shqiptarëve duket se janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme në një furrë buke në Voula janarin e kaluar.

Kjo mësohet se është konstatuar nga një hetim shumë mujor i Prokurorisë së Atikës. Gjatë përleshjes mes të paktën 7-8 shqiptarëve në furrën e bukës e cila dyshohet se bëhej për transaksione të paligjshme, mbetën të plagosur pesë kriminelë të huaj, ndërsa të shtënat u qëlluan para qytetarëve.

Dy prej autorëve tashmë janë arrestuar, ndërsa njëri prej të akuzuarve (disa nga të përmendurit përfaqësohen ligjërisht nga avokati i njohur i Athinës, F. Kranidiotis) ndodhet tashmë në paraburgim për një tjetër vepër penale.

Gjithçka duket se ka nisur, kur grupi i grekëve së bashku me një ose dy shqiptarë dhe një irakian kanë mbërritur me një makinë në furrën në Vula për të blerë produkte të ndryshme dhe për t’u ulur më pas për të ngrënë.

Sipas informacioneve të fundit nuk ka pasur atentat siç është vlerësuar fillimisht dhe nuk rezulton se ka pasur një takim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Një shqiptar mes anëtarëve të këtij grupi duket se është zhvendosur në një tavolinë tjetër ku ishin ulur të paktën 5-6 persona, ndoshta bashkatdhetarë të tij, pa asnjë tension, siç përshkruajnë klientët. Por duket se ky takim ka çuar në një incident verbal dhe më pas një sherr – për një arsye të paqartë – mes të huajve me disa prej shqiptarëve duke nxjerrë armë dhe thika.

Të shtënat dhe sulmet me thikë kanë plagosur shqiptarin i cili fillimisht është zhvendosur në tavolinën e dytë dhe disa nga bashkëbiseduesit e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME