Categories Lajme

Porti i Durrësit pjesë e guidave me kroçera, më shumë se 4500 turistë u ndalën në 2019

19 kroçera dhe 430 jahte turistike e kanë përfshirë Portin e Durrësit në guidat e tyre turistike vetëm përgjatë 2019-ës, pjesë e të cilave kanë qenë 4,503 turistë nga vende të ndryshme të botës.

Sipas të dhënave vjetore, 2,104 mjete lundruese, mes të cilave anije tregtare, tragete dhe anije turistike janë përpunuar, si dhe kanë marrë shërbimet portuale gjatë vitit të kaluar në portin e Durrësit.

Sektori i Statistikave në APD, bën të ditur se gjysma e mjeteve lundruese të ankoruar gjatë vitit 2019 në portin e madh të vendit kanë qenë tragetet, të cilat kanë kryer 1,054 lundrime vajtje-ardhje me udhëtarë dhe automjete.

Nga të dhënat portuale, mësohet gjithashtu se numri i anijeve tregtare me mallra dhe konteinerë, të cilat u përpunuan gjatë vitit 2019 arrin në 601 gjithsej.

Ndërkohë në kalatat 4 dhe 5, të destinuara edhe për pritjen e anijeve turistike, gjatë vitit që lamë pas janë ankoruar 19 kroçera dhe 430 jahte të madhësive të ndryshme me turistë nga vende të ndryshme të botës./k.s/j.p/atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME