fbpx
Lajme

Porti i Peshkimit në Triportin e Vlorës, ka arritur të gjejë një zgjidhje provizore

Problematike në Portin e Peshkimit në Triportin e Vlorës, ka arritur të gjejë një zgjidhje provizore. Kjo për shkak të një investimi të bashkisë së Vlorës dhe komunitetit lokal të biznesit. Sipas zv/ Kr të bashkisë , Afrim Qëndro, reagimi ishte i menjëhershëm pasi gjëndja kishte agravuar. Në këtë kontekst, anijet e peshkimit dhe peshkarexhat e vogla për shkak të mbytjes së disa mjeteve në vendankorime e kanë pasur të pamundur punën në këtë port.

Sakaq, ky port pritet ti nënshtrohet rikonstruksionit të plotë, pasi porti aktual i përpunimit të pasagjerëve dhe mallrave do të ndërrojë destinacion duke u kthyer në port turistik. Nuk ka ende një qartësi se ku do të zhvendoset porti i peshkimit pasi Triport të kthehet në Portin kryesor të qytetit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button