Ndonëse është mbyllur zyrtarisht sezoni turistik veror, porti i Vlorës vazhdon të mirëpresi turistët nga shtete të ndryshme të botës.
Mëngjesin e kësaj të marte mbërriti në portin e qytetit bregdetar për herë të 3-të për këtë vit kroçera “La Belle De L’Adriatique” me 71 pasagjerë. Pas vizitës në port dhe në qytetin e Vlorës, turistët do të vizitojnë qytetin e Durrësit.