Lajme

Portieri i Partizanit Alban Hoxha, u kap në gjendje të dehur

Portieri i ekipit të Partizanit, Alban Hoxha është arrestuar këtë të premte nga policia e Tiranës, teksa drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur.

Pas kontrollit nga policia ai rezultoi se ka kaluar masen e konsumimit te alkoolit ne masën 0.51 mg/l.

Sipas policisë bëhet me dije se ndalimi i portierit 31 vjeçar, është bërë në rrugën, “George Ë Bush”, pasi kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin.

Gjithashtu në kuadër të këtij kontrolli janë arrestuar dhe dy persona të tjerë shtetasi me iniciale D. A., 25, vjeç dhe shtetasi L. L., 24 vjeç, mbi të cilët rëndonte akuza e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

Ndërkohë jemi vetëm pak ditë para derbit të javës së 15-të në Kategorinë Superiore, pasi më datë 2 dhjetor Partizani do të luajë ndaj Tiranës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close