Categories Lajme

Posta u mbajti pensionet për vonesën, “BOOM” i kthen paratë çiftit të moshuar

Prej disa muajsh, pensionin ata e tërheqin nëpërmjet postës ndërkohë që më parë e kanë marrë në bankë. Në muajin qershor të 2019, për arsye familjare ata nuk u paraqitën pranë filialit të Postës Shqiptare në Rrazhbull, Durrës, për të tërhequr këtë masë pensioni dhe u rikthyen disa ditë më vonë. Sipas z.Kujtim punonjësja në këtë filial i tha se paratë i kanë kaluar shtetit dhe kështu nuk kishte më mundësi t’i tërhiqte ato. Ai u paraqit edhe disa herë të tjera për t’i tërhequr, por çdo herë në këtë filal i pohohej se ose ishin kthyer në shtet ose do të shihej mundësia që t’i tërhiqte në muajin dhjetor.

Shuma në total që u takon të dyve është 6000 lekë të reja të cilat janë të nevojshme për të plotësuar nevojat që ata kanë, por mesa duket u penalizuan për shkak se nuk shkuan në kohë pranë postës duke mbetur pa rrugëzgjidhje. Kujtim Tota: “Shkova për të marrë pensionin e muajit qershor , por punonjësja në Rrazhbull më tha nuk mund t’i marrësh pasi janë arkëtuar në shtet.Kam shkuar edhe disa herë të tjera për tu interesuar se cfarë u bë për këtë problem .Kisha problem familjar dhe në korrik shkova për të marrë të dy muajt por mora vetëm korrikun .Kam shkuar mbi gjashtë herë dhe kam marr përgjigje të ndryshme.E fundit ka qenë që do i marr në dhjetor.Kemi shumë ilace për të marrë .Jam nevojtar.Ndryshe nuk do të interesohesha.”

Zoti Kujtim u paraqit edhe një herë pranë këtij filiali ku i kërkoi arsyen e vërtetë punonjëses aty se pse nuk po arrin dot të marrë masën e pensionit. Punonjësja i thotë se do t’i marrë në dhjetor, pasi në muajin qershor ka ardhur pas datës 25 dhe listat dorëzohen sipas saj pas kësaj date. Nuk është me sistem, thotë ajo dhe se në fund të muajit bëhet një bilanc.”Neve na kanë thënë që kur të marrin dhjetorin do marrin edhe muajt që kanë ngelur pa marrë. Të dy do t’i merrni në dhjetor. Nuk do të të humbin lekët. Kështu na kanë thënë. Dil njëherë nesër se do flas me shefen.”

Bashkë me z.Kujtim shkon edhe gazetari i “BOOM” pranë filialit të postës.

Gazetari i thotë punonjëses te sporteli se zotëria ka ngelur pa sqarim ku herë pas here i janë thënë versione të ndryshme që lekët nuk do të kthehen më pas, ose do t’i jepen në dhjetor.

Punonjësja bisedon në telefon me shefen e financës dhe thotë se Kujtimi duhet të vijë të nesërmen për të marrë pensionin e tij dhe të bashkëshortes së vet.

Vetëm 30 minuta më vonë z.Kujtim njoftohet se duhet të marrë lekët menjëherë. Falë “BOOM” çifti i moshuar tashmë ka në duar paratë e pensionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME