Categories Lajme

Pr/ligji për ish të dënuarit/ Roshi: Detyrim moral! Tre janë arsyet pse mora këtë nismë

“Unë kam marrë shkas nga gjërat emocionale, por duke bërë një autokontroll të fortë të logjikës”. Kështu e nis kryetari i Ballit Kombëtar Artur Roshi argumentimin e nismës ligjore që ka ndërmarrë, duke depozituar në Kuvend një projektligj për ish të dënuarit politik. Në thelb, Roshi kërkon që dëmshpërblimi për ish të përndjekurit të nis që nga viti 1941 dhe jo nga viti 1944.

“Së pari unë kam dashur të përputh statusin e ish të përndjekurve politik i cili fillon nga 8 nëntor i vitit 1941 deri në 1990. Statusi duhet të përputhet me dëmshpërblimin. Dëmshpërblimi në ligj është nga viti 1944 deri në 1990. Së dyti unë me këtë nismë nuk kam dashur që të preken dëmshpërblimet që u janë dhënë në forma të ndryshme , ndër vite deri më sot këtyre ish të përndjekurve. Pra që kanë përfituar nga ligjet e tjera. Pra kanë marrë ndoshta banesa, kanë qenë si karabina i kanë adoptuar përsëri me paratë e tyre. Ndërsa sot iu zbritet atyre sikur është një ndërtesë luksi në mes të Tiranës. Së treti të përfitojnë edhe familjarët e viktimave të pushkatuar pa gjyq”, u shpreh Roshi.

Deputeti i opozitës shprehet se janë 300 dosje të kësaj periudhe kohore që përfitojnë nga projektligji i propozuar. Roshi përgjigjet edhe rastin kur mund të  pranojë kompromis me qeverinë për këtë draft.

“Ato që nuk janë përfshirë mendohet diku tek jo më shumë se 300 dosje. Kjo sasi parash që iu takon atyre mund të zgjasë edhe në vite për të mos rënduar edhe buxhetin e shtetit. Ky mund të jetë një kompromis që unë mund të arrij me qeverinë”, tha Roshi.

Konkretisht projektligji “Për disa ndryshime për Dëmshpërblimin e Ish Te Dënuarve Politike Te Regjimit Komunist”,te ndryshuar” synon që të përfshijnë në skemën e dëmshpërblimit të ligjit për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist edhe familjarët e viktimave, të pushkatuar pa gjyq, të pushkatuar apo të ekzekutuar me dënim politik, gjatë luftës antifashiste, që nga data e krijimit të Partisë Komuniste.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME