Lajme

Prag fushate/ Rakip Suli çon në SPAK Xhelal Mziun, për ndërtimin e një thertoreje…

Kryebashkiaku socialist i Kamzës, Rakip Suli, ka paditur në SPAK për shpërdorim detyre paraardhësin e tij në detyrë, Xhelal Mziun, i cili sapo është emëruar drejtues politik i PD-së për Qarkun e Dibrës.

Edhe pse Suli ka patur kohë të mjaftueshme ta bëjë këtë veprim më herët, duket se afrimi i zgjedhjeve të 25 prillit, e ka motivuar të paraqitet drejt dyerve të SPAK.

Suli ka ngritur akuza ndaj Mziut, për një leje të pretenduar që ky i fundit e ka dhënë gjatë kohës që ishte në detyre, për ndërtimin e një thertoreje në Laknas.

Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2019, Xhelal Mziu nuk kandidoi për shkak të bojkotit të zgjedhjeve nga opozita dhe Rakip Suli efektivisht u emërua në Bashkinë e Kamzës.

Mziu, konsiderohet një personazh që paraqet rrezik për Partinë Socialiste në Dibër dhe perceptohet si një kundërshtar i fortë në gara elektorale, për shkak të aftësive organizative.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close