Lajme

Prag lufte mes Rusisë dhe Ukrainës

Erë lufte fryn në Detin e Zi ku tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë arritur kulmin. Shkak është bërë një incident me një anije ukrainase që u përplas nga një mjet lundrues rus.

3 anije ukrainase u sekuestruan dhe 23 marinarët e tyre u arrestuan. Mediat në Kiev raportojnë se ndaj tyre është hapur edhe zjarr.

Ukraina e konsideroi ngjarjen e ndodhur në ngushticën e Kerçit, një akt agresioni në ujërat e saj. Por Moska u kundërpërgjigj duke thënë se anijet ukrainase nuk kanë autoritet në ujërat territoriale të Krimesë, rajoni i aneksuar me forcë nga Ukraina në vitin 2014.

Gjendja mbetet delikate në ngushticën e Kerçit, ku dallohet prania ushtarake e Rusisë. Moska mbylli gjithashtu edhe të vetmen pikë kalimi, duke vendosur një anije mallrash poshtë urës së Kerçit.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko njoftoi kalimin e vendit në gatishmëri lufte. Kreu i shtetit i kërkoi parlamentit të miratojë planin Marshëll që i lejon ushtrisë të marrë kontrollin e vendit. Por nga ana tjetër, Poroshenko ftoi Rusinë për një zgjidhje politike.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: