Categories Lajme

Praktika e detyrueshme për mësuesit e rinj, aplikimet e hapura deri më 16 mars. Dokumentet dhe procedura që duhet ndjekur

Hapen aplikimet për praktikën profesionale të mësuesve në semestrin e tretë dhe të fundit të shkollës.

Zyrat arsimore vendore kanë afishuar njoftimet me thirrjet për kryerjen e stazhit të detyrueshëm për mësuesit që sapo kanë dalë nga auditorët dhe duhet të kalojën më parë nga shkollat për t’iu nënshtruar më tej testit për fitimin e licencës. Aplikimet janë të hapura deri në datën 16, kohë gjatë së cilës mësuesit duhet të depozitojnë online tek e-albania disa dokumente për të kryer regjistrimin.

APLIKIMI

Procesi i aplikimit për të kryer praktikën profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin shkollor 2022-2023 nga ky vit është reduktuar në tre muaj apo vetëm një semestër (nga 1 vit i plotë shkollor).

Kërkesa do të mund të bëhet vetëm online në portalin “e-albania”. Për kandidatët e interesuar për të zhvilluar praktikën në përudhën e tretë, regjistrimet janë hapur dhe do të zgjasin deri në datën 16 mars. Kështu, çdo mësues i ri ka një javë afat për të përfunduar aplikimin online. Nëse nuk e kryejnë brenda afatit, ata duhet të presin vitin e ardhshëm shkollor.

Sipas kushteve të përcaktuara mbi mënyrën e aplikimeve në portal, kandidatët mund të regjistrohen në Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar, që i përket vendbanimit të tyre. Vendbanimi dhe planifikimi paraprak respektohen me përpikëri nga drejtori i Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar të rrethit përkatës.

Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar mund të pranojnë kandidatë edhe nga zyrat e tjera vetëm në ato raste, kur lënda e profilit të diplomës së aplikantit nuk zhvillohet në shkollat në varësi të strukturës që i përket vendbanimi i kandidatit.

PROCEDURA

Regjistrimi për kryerjen e praktikës profesionale fillon pas daljes së shkresës nga MAS, “Për zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit për çdo vit të ri shkollor”, shkresë, e cila publikohet në faqen zyrtare të çdo zyre vendore të arsimit parauniversitar dhe institucioni që ka detyrë funksionale organizimin dhe administrimin e procesit të praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesi.

Kandidati bën aplikimin online duke plotësuar të dhënat e nevojshme të formularit dhe pret përgjigjen e miratimit ose refuzimit të aplikimit. çdo mësues fillimisht do të duhet që të hyjë online në portalin “e-albania” në adresën www.ealbania.al, ku duhet të zgjidhni shërbimin e listuar, si: “Aplikim për zhvillimin e praktikës profesionale (kandidatët për mësues).

Më pas do të duhet që të klikoni butonin “Përdor” dhe të plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar. Pasi të plotësoni me kujdes të dhënat e kërkuara në këtë formular, duhet që të klikoni butonin “Dërgo”.

Do të jetë personi përgjegjës në zyrën vendore të arsimit parauniversitar që do të bëjë shqyrtimin e aplikimit tuaj, i cili më pas do të bëjë edhe njoftimin nëse jeni përzgjedhur apo jo për të ndjekur praktikën në shkollën përkatëse. Kandidatet që aplikojnë për zyrën vendore përkatëse të arsimit parauniversitar, duhet të jenë banore të atij qyteti që mbulon këtë zyrë vendore të arsimit.

Gjatë plotësimit të formularit online kandidatet duhet të ngarkojnë me korrektësi gjithë dokumentacionin e kërkuar (sipas tabelës përbri shkrimit).

Dokumentet që ngarkohen online

– Cv e kandidatit për praktikë profesionale

– Fotokopje të noterizuara të diplomave Bachelor me listë notash dhe Master i mësuesisë “Profesional” ose “Master i Shkencave” me listë notash të noterizuara

– Raporti mjeko-ligjor

Në mungesë të diplomës master, vërtetim dhe listë notash ku të citohet:

1-Numri i Matrikullimit

2-Data e diplomimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME