Policia në Kolumbi arrestoi trafikantin më të kërkuar të drogës, njëkohësisht kreu i organizatës më të madhe kriminale. Dairo Antonio Usuga ra në pranga pas një operacioni të përbashkët të ushtrisë, forcave ajrore dhe policisë së Kolumbisë. Usuga u bë kreu i Klanit të Gjrit, pasi lideri i mëparshëm, vëllai i tij, mbeti i vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë 10 vjet më parë..
Categories
Lajme