Categories Lajme

Pranvera nis me dobësimin e Lekut

Në dy javët e fundit monedha kombëtare është zhvlerësuar përballë valutave duke iu afruar kuotës 124 lekë me Euron dhe 103 lekë me Dollarin amerikan. Ky është një ekuilibër i ri që po vendoset sidomos në raportin Euro/Lek, ndryshe nga vlera 122 që kushtonte në tregun e këmbimit vendas monedha europiane.

Ekspertët e ekonomisë e shohin këtë tendencë të lidhur ngushtësisht me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. Enriko Cenko thotë se javët e fundit ka patur një rritje të Euros në bursa, kjo edhe për shkak të rritjes së çmimit të ushqimeve në vendet prodhuese dhe rritjes së inflacionit në disa shtete kryesore europiane.

Por edhe faktorët vendas nuk kanë qenë të paktë, thonë ekspertët. Në dy muajt e parë të vitit kemi parë një rigjallërim të tregtisë dhe rritjes së eksporteve të cilat kërkojnë valutën e huaj, ndërsa shumë kompani kanë rinisur investimet në makineri. Edhe tregu i pasurive të patundshme ka patur lëvizje në këtë periudhë, ku shit-blerjet e pronave bëhen zakonisht në Euro. Dollari amerikan shitet me 102.3 lekë, ndërsa Euro me 123.6. Rritje ka patur edhe paundi britanik i cili i është afruar kuotës 143 lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME