Categories Lajme

Prefektura e Qarkut të Vlorës ka nënshkruar një marrëveshje binjakëzimi me institucionin e prefektit të Qarkut Mugla në Turqi

Prefektura e Qarkut të Vlorës ka nënshkruar tashmë një marrëveshje binjakëzimi me institucionin e prefektit të Qarkut Mugla në Turqi. Kjo marrëveshje binjakëzimi është arritur pas vizitës disa ditore ku një delegacion nga Vlora kryesuar nga prefekti i qarkut Flamur Mamaj u prit në Mugla të Turqisë nga prefektja e kësaj province Esegul Civelek. Sipas prefektit të qarkut te Vlorës, Flamur Mamaj, kjo marrëveshje binjakëzimi do të shërbej në ngritjen e urave lidhëse midis dy qyteteve të cilat kanë karakteristika të përbashkëta ndërmjet njëra tjetrës. Ne thelb të kësaj marrëveshje do të mbetet zhvillimi i turizmit dhe bashkëpunimi për të arritur fryte sa më të mira në sektorin e turizmit jo vetëm gjatë sezonit veror por gjatë gjithë vitit, ku fokusi do të jetë me patjetër në zhvillimin e turizmit arkeologjik.Por kjo marrëveshje sipas prefektit të qarkut të Vlorës konsiston edhe në disa fusha të tjera sic janë mjeksia, bashkëpunimi nëpërmjet universitetit Ismail Qemali të Vlorës dhe universitetit të Muglas, por dhe bashkëpunimi në fushën e Artit dhe Kulturës.etj. Prefektura e qarkut të Vlorës sëbashku me prefekturën e Muglas në Turqi kanë nënshkruar një marrëveshje binjakëzimi, ku shprehin gatishmërin e tyre për të punuar në zhvillimin e qyteteve respektive.Nga kjo marrëveshje pritet të rritet bashkëpunimi midis dy qyteteve në zhvillimin e turizmit, mjeksisë, artit por dhe krijimi i bashkëpunimit nëpërmjet dy universiteteve atij te Vlorës dhe Muglas në Turqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Martë, 16 Prill 2024

Dashi Përqendrohuni në realizimin e një plani efikas për punën tuaj, pasi ky është një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Po ndërtonte pa leje një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në plazhin e Livadhit, vihet në pranga 38-vjeçari

Livadh, Himarë, Po ndërtonte pa leje, një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Unë jam steril, ajo ngeli shtatzënë”/ Gruaja përzë burrin nga shtëpia: Theri qenin në vendin tim

Mani Sula tregon për emisionin “Stop” se pas një martese 30-vjeçare, prej gati një viti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dentisti i prish dhëmbët dhe nofullën, harron frezën në rrënjë dhe kërcënon qytetaren në Korçë

Nuk janë të pakta rastet e denoncimeve që qytetarët kanë kundrejt stomatologëve të cilët nuk…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet brenda burgut të Drenovës një person, shkoi për t’i dhënë çantën me ushqime…

Një person është arrestuar brenda ambienteve të burgut të Drenovës në Korçë.  Sipas informacioneve nga…

LEXO ME SHUME