Lajme

Prej 3 javësh Kepi i Rodonit në flakë

Prej 3 javësh flakët vijojnë të jenë aktive në Kep të Rodonit, në Shetaj të Durrësit.

Edhe ditën e sotme ka vijuar operacioni për shuarjen e flakëve në një terren tejet të vështirë. Që në orën 6 të mëngjesit shërbimi zjarrfikës, 15 efektivë dhe 3 mjete, kanë vijuar punën, ndërsa me kërkesë të tyre, prefekti i qarkut Durrës në ndihmë të tyre kanë shkuar dhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Zjarrfikësit e Durrësit, përmes institucionit të prefektit kanë kërkuar mbështetjen me efektivë ushtarakë për vënien nën kontroll të zjarrit në këtë zonë. Pas kërkesës për mjete dhe forca, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, strukturë pranë Ministrisë së Mbrojtjes, është përgjigjur pozitivisht duke vënë në dispozicion efektivë dhe mjete për ndërhyrjen.

Terreni i thyer dhe pa rrugë të shkelura mes zonës pyjore e vështirëson ndjeshëm depërtimin e zjarrfikësve pranë flakëve, ndërsa era favorizon përhapjen e tyre.

Shpesh vetëm me mjete rrethanore e lopata, efektivët zjarrfikës përshkojnë kilometra të tëra në këmbë, nën temperaturat e larta të këtij gushti për shuarjen e flakëve, që vazhdojnë, duke shpresuar që natyra dhe shirat që parashikohen të bijnë këtë javë t’i ndihmojnë në shuarjen e flakëve që riaktivizohen herë pas here.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close