Categories Lajme

Prej 4 vitesh e ka të pamundur të ecë, 28-vjeçarja apel të gjithë shqiptarëve: Më ndihmoni të realizoj ëndrrat

28 vjeçarja Florida Tufa është një vajzë me të cilën jeta nuk është treguar ashtu si me shumë të tjerë. Fatkeqësi, dhimbje e lot e kanë shoqëruar atë që në fëmijëri e sot e kësaj dite. Florida prej vitesh ka mbetur e “ngujuar” në një karrike me rrota për shkak se vuan nga skleroza multiple dhe prej 4 vitesh nuk mundet të ecë. Florida Tufa është një vajzë 28-vjeçare e cila prej vitesh ka mbetur e ‘ngujuar’ në një karrike me rrota për shkak të një sëmundjeje. Por një shpresë ekziston ende për të, por nevojitet një shumë e madhe parash për të cilat kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve. Shuma që kërkohet për trajtimin që mundësohet në një klinikë private në Beograd është 40.000 euro.

Mesazhi i plotë i dërguar në redaksinë e /ShqipëriaIme:

Pershendetje. Quhem Florida Tufa nga Elbasani 27 vjecare.E diagnostikuar para 7 viteve me skleroza multiple.Kam 4 vjet qe nuk mundem me ec.Jeta me ka perballe me shume sfida.Mami me ka vdekur ne 1997 ne kohen qe u be lufte ne Shqiperi u vra nga nje plumb qorr😓😓.Kjo ka ndodhur kur kam qene 5 vjece.Zoti me mori mamin biologjike por me solli ne jeten time nje tjeter engjell qe une e quaj mama sepse e meriton vertete ate fjale.Eshte engjelli im mbrojtes.

Kam perdorur shume mjekime por asnjera me rezultat.Mjekimet qe kam marr ma kane perkeqesuar akoma me shume gjendjen.Kam shkuar shume here ne Itali,Greqi por edhe atje pa asnje zgjidhje.Ne Qershor shkova ne Beograd dhe atje me dhane shume shprese.Nese mund te bej 3 nderhyrje do mund te bej jete normale,te eci si dikur,te realizoj endrrat e mia te lena pergjys,te bej nje jete normale.Por qe ti realizoj te gjitha keto duhet te bej nderhyrjet por qe kushtojne shume edhe une nuk kam mundesi ekonomike.Babi im ka marr shume borxhe edhe kredi me shpresen se do mund te ecja si dikur.Me ndihmen e zotit dhe ndihmen e te gjithe shqiptareve shpresoj ta fitoje kete s’prove. Ju lutem me ndihmoni.Zoti iu bekofte./Shqipëriaime

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME