Lajme

Prej 4 vitesh në kërkim për vrasje, arrestohet shqiptari në Greqi

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej katër vitesh për vrasje është arrestuar nga autoritete greke. Protothema.gr shkruan se shqiptari, 27 vjeç ishte arratisur nga Shqipëria në Greqi për ti shpëtuar prangave të policisë.

I riu shqiptar u kontrollua nga efektivët e policisë vendase mbrëmjen e së premtes 20 maj, ku u konstatua se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar.

Menjëherë policia e arrestoi, më pas 27-vjeçari u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Kalamatës. Ndërkohë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close