Lajme

Prej ditës së sotme, nisin aplikimet në e-Albania, për të gjithë fermerët e interesuar

Prej ditës së sotme, nisin aplikimet në e-Albania, për të gjithë fermerët e interesuar që duan të përfitojnë nga skema e re e qeverisë për naftën falas për prodhimet bujqësore. Bashkë me disa nga fermerët e zonës, kam ardhur në Llakatund për t’i nxitur drejt kësaj nisme të dobishme për secilin prej tyre. Skema subvencionuese mbulon të gjithë ata fermerë që janë të regjistruar me NIPT dhe që kanë një sasi toke të punueshme më të madhe se 0.4 hektarë.

Në total, janë 70 mijë fermerë që plotësojnë kushtet për të përfituar nga skema, për të cilën shteti shqiptar ka vendosur në dispozicion në vitin e parë të zbatimit të saj një vlerë totale prej 10 milionë dollarësh. Skema mbështetëse e naftës për bujqësinë mbulon kryerjen e punimeve të mekanizuara për një numër kulturash bujqësore, si bimët e arrave, perimet e fushës dhe serës apo drutë frutorë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close