Lajme

Prej një jave i zhdukur, policia kërkon ndihmë për gjetjen e të riut (FOTO+EMRI)

Një shtetas nga Kosova është zhdukur që prej datës 14 tetor të këtij viti. Policia e Kosovës bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Shqipdon Alija, i lindur në vitin 1995, banues në fshatin Gadime e ulët – Lipjan.

Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, që nga dita e raportimit deri më tani njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat, në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si: intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,
kontrollimin e hyrje-daljeve në të gjitha pikat kufitare, kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura, përfshirë edhe vendet ku personi kishte punuar), analizimi i video-incizimeve të zonave të ndryshme, analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button