Categories Covid-19, Lajme

“Preken zemra, veshkat dhe mëlçia” Pasojat pas Covid prekin shumë të shëruar

Covid 19 i ka rënë fuqia në sajë të vaksinimit masiv të popullatës së botës, por pasojat që virusi ka lënë në organizmin tonë ndihen ende.

Patologia Entela Labaj shpjegon: “Pas Covid-it është trashja e gjakut që shkakton problem në sistemin kardiovaskular, sistemin pulmonar dhe sistemin nervor. Personat që kanë problem me zemrën shfaqin insuficencë kardiake, kemi raste të infarktit të miokardit. Ndërsa në rastet e infeksioneve pulmonare, personat që kanë bllokim kronik, spok, është përforcuar akoma më shumë vështirësia në frymëmarrje.

Pacientët vijnë dhe ankohen për dhimbje në gjoks. Thonë se nuk kanë fuqi të ngjisin shkallët. Te personat që kanë problem me veshkat, shfaqet më shumë insuficenca renale. Organ tjetër i prekur nga pas Covid-i është edhe mëlçia.

Edhe te diabetikët e fshehtë veçanërisht, Covid-i ka nxjerrë në pah këtë problematikë. Ka njerëz që pasi kanë kaluar Covid-in, ankohen se u bien shumë flokët”. Shpesh dëgjojmë njerëz që thonë se pas Covidit harrojnë shumë.

Na ndodh edhe me 20 vjeçarë. Thonë që kush shkova në provim nuk mbaja më mend asgjë.
Këto problem zgjasin 2-6 muaj. Pra kaq I duhet organizmit të rikuperohet. Në rast të kundërt personi duhet të shqetësohet dhe të kërkojë ndihmën e mjekut”, thotë Labaj. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME