Lajme

Premtimi/ Rama: Pagat e mjekëve dhe infermierëve do t’i rrisim 40%

Kryeministri Edi Rama premtoi sot përpara mjekëve dhe infermierëve që brenda mandatit të tretë pagat e tyre do të rriten me 40%. Ai tha se në shëndetësi është bërë shumë krahasuar me momentin që e morën këtë sektor në vitin 2013 kur erdhën në pushtet.

“Angazhimet për pagat tuaja janë pasuar me fakte dhe faktikisht që prej hapit të parë që kemi hedhur, pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur 63%.

Natyrisht që ne nuk jemi të vetëpërmbushur nga ky fakt dhe ambicia jonë është që pagat të vazhdojë të rriten për të kapur +40% brenda këtij mandati të tretë, duke filluar nga një +6% në vitin e ardhshëm” tha Edi Rama. Deklaratat kryeministri i bëri gjatë prezantimit të Buxhetin 2022 për Shëndetësinë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: