Categories Lajme

“Prenë me thikë rripin e sigurimit, që t’i nxirrnin nga Audi”, detaje nga aksidenti me 3 viktima

Një tjetër video e publikuar këtë të martë në Klan News, hedh më shumë dritë mbi aksidentin tragjik të 9 Marsit në Unazën Lindore të Tiranës, ku u shuan 3 jetë. Gazetari Spartak Koka, në një intervistë për Anjola Hamzajn, në studion e Klan News, përveç pamjeve ekskluzive, përcolli edhe disa detaje të reja, për momentet e para të aksidentit. Koka tregon se në përpjekje për nxjerrë të rinjtë nga makina qytetarët kanë prerë rripin e sigurimit.

“Kanë qenë disa banorë dhe qytetarë të cilët u kanë dhënë ndihmën e parë sidomos drejtuesit të mjetit dhe vajzës e cila ka qenë  e bllokuar në automjet. Drejtuesi i mjetit ka qenë i lidhur me rripin e sigurimit dhe ka pasur një spostim të sediljes së tij. Është dashur që ta prisnin me thikë rripin e sigurimit, në mënyrë që të nxirrnin personat nga automjeti”.

Pavarësisht përpjekjeve, dy vajzat që ishin pasagjere,Erisilda Abedini 22-vjeçe dhe Sikela Përroj 23-vjeçe gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes. Shoferi Klevis Ruçaj, 20 vjeç, ndërroi jetë pak orë më vonë në spital.Përplasja e gjithë kabinës së Audit vertikalisht në murin ndarës të nënkalimit, ishte fatale.

Në videon e re ekskluzive, shihet makina e cila vjen me shpejtësi drejt rrethrrotullimit të TEG-ut, duke u përplasur fillimisht me barrierat metalike në rrethrrotullim. Më pas fluturon në ajër, krijon kontakt fizik me kofanon e makinës Hyundai dhe përplaset me forcë të madhe, vertikalisht, duke shtypur kabinën në murin anësor të rrugës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME