Categories Lajme

Presidenti i Serbisë i kalon pas, Vjosa Osmani: Duhet hedhur poshtë mendësia e Vuçiç

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mbërriti ndër të parët në samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet sot në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, Osmani është shprehur se Presidenti i Kosovës, Vuçiç është një produkt i një mendësie të vjetër që çoi në vrasjen e 150 mijë civilëve.

Si për ironi të fatit, teksa Osmani akuzonte presidentin e Serbisë, ai mbërriti në samit dhe kaloi shumë ngjitur me Vjosa Osmanin.

Gjatë fjalës së saj, Osmani theksoi se “Kosova po tregon të kundërtën e asaj që po tregon Vuçiç, po shtrin dorën e bashkëpunimit dhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet që kanë kryer” dhe beson që dialogu është e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

Vjosa Osmani: Për fat të keq, Vuçiç është produkt i një vazhdimësie e një mendësie që ka ekzistuar në vitet 90-të në Serbi dhe është kjo mendësi që çoi në luftën e shkatërrimin dhe në vrasjen e 150 mijë civilëve, një mendësi që duhet hedhur poshtë nga të gjithë. Le të presim që siguria të kryejë punën e saj dhe ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, po shtrijmë dorën e bashkëpunimit  edhe pse ata kurrë nuk kanë kërkuar falje për krimet që kanë kryer dhe besojmë që dialgou që udhëhiqet nga BE dhe mbështetet nga SHBA është e vetmja mënyrë për të ecur përpara e përqendruar tek njohja e ndërsjelltë.

Gjatë fjalës së saj, Osmani ka theksuar se BE-ja duhet të kthejë fjalët në vepra kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Vjosa Osmani: Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët për vepra sidomos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME