Categories Lajme

Presidenti Meta dekoron historianin, publicistin e shquar Nikolla Sudar me Titullin “Mjeshtër i Madh”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” historianin, përkthyesin dhe publicistin e shquar shijakas me origjinë malazeze, Nikolla Sudar, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi ndaj kontributeve të çmuara të dhëna për hulumtimin, dokumentimin, studimin dhe botimin e vlerave të rralla të traditave të shquara të trevës së Shijakut, duke i shpalosura botërisht edhe me hapjen e Muzeut Historik të Shijakut. Me mirënjohje institucionale për veprimtarinë e spikatur si historian, publicist dhe përkthyes, i cili u ka dhuruar lexuesve shqiptarë, të përkthyera në gjuhën shqipe, vepra nga shkrimtarët e mëdhenj bashkëkohorë”.

Në fjalën përshëndetëse drejtuar të pranishmëve në ceremoninë solemne, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh: “Të nderuar pjesëmarrës, jam i lumtur që ndodhemi së bashku, për të vlerësuar historianin, përkthyesin dhe publicistin e njohur zotin Nikolla Sudar. Zoti Nikolla Sudar, lindi në Shijak në një familje të nderuar me tradita atdhetare dhe me origjinë malazeze.

Babai i tij Petar Sudar, u internua nga fashistët në Shijak dhe aty gjeti një mbështetje dhe solidaritet të jashtëzakonshëm nga familjet shijakase, që rrezikuan jetën e tyre për t’i mbrojtur gjatë periudhës së luftës. Mirënjohja e zotit Petar Sudar ishte aq e madhe, sa ia shpërbleu këtë bujari dhe mikpritje popullit shqiptar, duke dalë partizan në moshën 60-vjeçare dhe duke luftuar për çlirimin e vendit tonë.

Zoti Nikolla u lind dhe u rrit me dashuri për vendin e tij të lindjes, për Shqipërinë dhe qytetin e tij Shijakun dhe gjatë gjithë jetës së tij ka punuar me përkushtim dhe mirënjohje. Aktiviteti i tij rreth 55-vjeçar është i gjithanshëm, teksa pasioni i tij i madh, gjatë gjithë jetës, mbeti hulumtimi dhe nxjerrja në dritë e historikut të trevës së Shijakut, nga lashtësia deri në ditët e sotme.

Për më shumë se 14 vite, zoti Sudar u mor me grumbullimin e materialeve të shumta gojore dhe dokumentare, të cilat bashkë me materialet e Arkivit Qendror të Shtetit dhe të rrethit të Durrësit, do të shërbenin si boshti kryesor për ngritjen dhe funksionimin e muzeut historik të Shijakut. Ky institucion kulturor, i pari i këtij lloji në Shijak, përgjatë 20 viteve të ekzistencës së tij, bëri punë të jashtëzakonshme hulumtuese dhe evidentuese për njohjen e traditave më të mira të trevës së Shijakut.

Vetë kreshniku i maleve, Bajram Curri, rreth 100 vjet më parë, ndërsa ishte i ngarkuar në zonën e Durrësit, për të evidentuar e eliminuar elementët esadistë, është shprehur për këtë trevë: ‘Shijaku me plot kuptimin e fjalës mund të quhet Malësia e Madhe e Shqipërisë së Mesme’.

Përkushtimi i zotit Sudar për vendlindjen e tij, Shijakun, vazhdoi edhe pas daljes së tij në pension në vitin 1997, në një moment të vështirë për vendin, kur me kujdesin e tij arriti të shpëtonte trashëgiminë historike të grumbulluar për dekada me radhë në muze. Tashmë, zoti Sudar është larguar prej vitesh nga vendlindja, por nuk i ka shkëputur kurrë lidhjet me të, duke vazhduar të botojë artikuj studimorë, kryesisht për Shijakun.

Si përkthyes, zoti Sudar i ka sjellë gjuhës shqipe vepra të kalibrit ndërkombëtar dhe zëra të njohur të letërsisë botërore. Për gjithë kontributin e tij të jashtëzakonshëm, në hulumtimin dhe botimin e vlerave dhe traditave të shquara të trevës së Shijakut, por edhe si publicist e përkthyes, kam kënaqësinë të vlerësoj zotin Nikolla Sudar me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’. Urime dhe sa më shumë vepra të reja dhe të suksesshme në të ardhmen.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME