Categories Lajme

Presidenti Meta dekoron ”katër muskëtjerët”: Mundja edukon rininë me cilësitë më të mira njerëzore

Me fjalët që mundja është një disiplinë sportive, që e edukon rininë me disa nga cilësitë më të mira të shoqërisë njerëzore, Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se ka dekoruar ‘katër muskëtjerët”: Fuat Brahi, Alfred Bardeli, Shkëlqim Troplini dhe Hysen Omi. Sipas kreut të shtetit, të katër janë kampionë dhe trajnerë të rezultateve të shkëlqyera, që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në arenat sportive ndërkombëtare, në një periudhë të vështirë për vendin, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Postimi i plotë: Mundja është një disiplinë sportive, që e edukon rininë me disa nga cilësitë më të mira të shoqërisë njerëzore: ndershmërinë, integritetin, disiplinën, këmbënguljen dhe punën. Një meritë për transmetimin e këtyre vlerave tek gjeneratat e reja, për përgatitjen e mundësve të dalluar, si dhe për zhvillimin e këtij sporti burrëror e me tradita kombëtare kanë “Katër Muskëtjerët”, Fuat Brahi, Alfred Bardeli, Shkëlqim Troplini dhe Hysen Omi.

Të katër kampionë dhe trajnerë të rezultateve të shkëlqyera, që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në arenat sportive ndërkombëtare, në një periudhë të vështirë për vendin, duke na bërë krenarë të gjithëve. Për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë për mundjen shqiptare, për punën e palodhur dhe rezultatet e larta të arritura, brenda e jashtë vendit, i vlerësova me Titullin e lartë dhe të merituar “Mjeshtër i Madh”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME