Lajme

Presidenti Meta shpreh ngushëllimin e tij, për ndarjen nga jeta të Oficerit të Policisë Italiane, Dario Fazio

Mbrëmjen e sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta me anë të një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ka ngushëlluar familjen e Oficerit të Policisë Italiane, Dario Fazio, i cili ka qenë shoqëruesi i Presidentit Meta në të gjitha vizitat, në Komunitetin Arbëresh, në Kalabri e në Puglia.

“Më trishtoi lajmi i hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Oficerit të Policisë Italiane, Dario Fazio, i cili më ka shoqëruar në të gjitha vizitat në Komunitetin Arbëresh, në Kalabri, Puglia dhe në rajonet e tjera ku jetojnë në Itali.”,- shprehet Kreu i Shtetit në mesazhin e tij.

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta: Më trishtoi lajmi i hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Oficerit të Policisë Italiane, Dario Fazio, i cili më ka shoqëruar në të gjitha vizitat në Komunitetin Arbëresh, në Kalabri, Puglia dhe në rajonet e tjera ku jetojnë në Itali. Ngushëllimet më të ndjera familjes Fazio, kolegëve, Policisë Italiane dhe të gjithë Komunitetit tonë të dashur Arbëresh

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: